Banesa në Gjirokastër përfshihet nga flakët, rrezikohen shtëpitë e tjera rreth saj

0

Një banesë në fshatin Manalat në Gjirokastër është përfshirë nga flakët.

Kjo shtëpi është e pabanuar dhe nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale. Si pasojë e flakëve të mëdha rrezikohen edhe banesa të tjera pranë saj.

Në vendin e ngjarjes po shkon zjarrfikësja dhe policia për të hetuar shkaqet e kësaj ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu