Basha nga Elbasani : Votoni masivisht, kjo është mundësia juaj

0

Pas takimeve me qytetarë në rrugët e Tiranës, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Elbasanit.

Lideri demokrat ndodhet sot në Elbasan për t’i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.

Në një prononcim për mediat, Basha iu bëri thirrje qytetarëve që te votojnë masivisht.

‘Ky diell do të shndrij. Se e dua shumë. Kam qenë në Elbasan, dhe falë punës që kemi bërë, e kam më të lehtë. Shembull i qënderesës për demokraci dhe liri.

Elbasani do të fitojë. Elbasani po udhëheq me pjesëmarrjen. Elbasani po i prin Shqipërisë. Të gjithë masivisht në kutitë e votimit. Votoni masivisht. Kutitë e votimit deri në orën 19:00. Jam këtu për të shijuar këtë kohë të bukur. Ky është shansi juaj. Mundësia juaj’-tha kreu i PD-sw, Lulzim Basha.

Pyetjes se gazetarëve nëse do te pranonte rezultatin e zgjedhjeve nëse humbiste, Basha tha se kishte gjetur personin e gabuar.

‘Gjejeni personin e duhur për t’ja bërë këtë pyetje. Elbasani do të fitojë. Elbasani po udhëheq me pjesëmarrjen. Elbasani po i prin Shqipërisë. Të gjithë masivisht në kutitë e votimit. Votoni masivisht.

Kutitë e votimit deri në orën 19:00. Jam këtu për të shijuar këtë kohë të bukur. Ky është shansi juaj. Mundësia juaj’, tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu