Basha nga Fushë-Arrëzi: Vota juaj do të sjellë ndryshimin! Votoni numrin 9!

0

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar qytetin e radhës në turin e tij elektoral, Fushë-Arrëzin ku ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas Bashës këto zgjedhje janë më të rëndësishmet dhe vendimtare, teksa garanton se shqiptarët do të dalin të votojnë masivisht.

Ai shton se vetëm vota e shqiptarëve mun të sjellë ndryshim, teksa ka kërkuar që asnjë votë mos shkojë kot.

 

‘’Asnjë votë mos shkojë kot, të gjitha për ndryshim. Më 25 prill votoni numrin 9. Këto do të jenë zgjedhjet më masive në historinë e vendit. Shqiptarët do dalin më masivisht se kurrë, shumë më shum se çdoherë, sepse janë zgjedhjet më vendimtare. Në këto zgjedhje shtrohet një pyetje, 4 vjet të tjera dështim, apo votë për ndryshim që të fitojë Shqipëria, Fushë Arrëzi, Puka, Shkodra e çdo familje shqiptare.

 

E shoh, e  ndjej se ndryshimi këtu ka mbërritur. Por kjo javë është java e sprintit, natë e ditë, ditë e natë, orë pas ore. Këto, më pas se 200 orë, nga dita kur do të bëjmë ndryshimin. Zemra rreh, tik-tak bën ora, përpara drejt fitores. Fitores për Fushë-Arrëzit, Shqipërinë dhe shqiptarët. Koalicioni për ndryshim, aleanca jonë, i ka gati planet. I ka gati planet për ekonominë, punësimin, rikthimin e investimeve.

I kemi gati planet për t’i dhënë fund 8 viteve dështime, infrastrukturën rurale, subvencionet, mineralet nuk do të pasurojnë një grusht njerëzish por minatorët, fermerët dhe familjet.

Këtu përsëris zotimin tim, se nesër si kryeministër i gjithë shqiptarëve, për gjithë minatorët do të bëj brenda 6 muajve statusin e minatorit sipas standardeve europiane. Votoni ndryshimin dhe ndryshimi po vjen. Asgjë nuk e ndal dot, askush nuk e ndal dot. Kemi një ekip. ‘’- tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu