Rregulla të reja për të gjithë ata që do udhëtojnë drejt Italisë

0

Duke nisur nga data 19 prill e deri në fund të muajit, të gjithë qytetarët që do duhet të udhëtojnë drejt Italisë duhet të jenë të pajisur me formularin për përgjigjen negative të tamponit Covid.

Gjithashtu qytetarët duhet të qëndrojnë në autokarantinë për 10 ditë rresht.

Përjashtohen nga ky detyrim personat që janë të detyruar të lëvizin për arsye pune, studimi apo shëndeti dhe do lejohen të qëndrojnë në Itali vetëm 120 orë.

Ky vendim vjen pas firmosjes së urdhëresës nga Ministria e Shëndetësisë ditën e djeshme, por që do të hyjë në fuqi më datë 19.4. 2021.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu