Bën kërdinë i riu shqiptar: Vodhi 80 mijë euro dhe i bleu shtëpi dhe makinë babait

0

Një 22 vjeçar kosovar që jeton në Strasburg të Francës është arrestuar pasi kishte vjedhur 80 mijë euro nga kompania ku punonte.

Sipas mediave franceze i riu kosovar punonte në një kompani të duhanit në Francë, dhe me paratë që ka vjedhur i ka blerë babait të tij në Kosovë shtëpi dhe makinë.

Për tri vjet me radhë, i riu ka vjedhur mbi 80 mijë euro pa dijeninë e shefit të tij.

Vjedhjen e ka bërë përmes arkës së parave të gatshme, duke bërë më pas rimbursime false, shkruan media L’Alsace.
Pasi u ndaluan për mashtrim dhe pastrim parash babë e bir pranuan vepren penale në prokurori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu