Bën një pakt vetëvrasjeje, çiftit u ishte kontrolluar shtëpia nga policia për pornografi të miturish

0

Një çift i martuar ushtarakësh në Britani që ndërruan jetë pas një pakti vetëvrasjeje, disa ditë para vdekjes u ishte kontrolluar shtëpia nga policia gjatë hetimeve për pornografi të miturish, zbulonin sot mediat vendase.

Oficerët që kontrolluan shtëpinë e Peter McGuinness, 54 vjeç, dhe bashkëshortes Deborah, 49-vjeçe, kishin sekuestruar një seri aparatesh gjatë kontrollit të tyre më 29 korrik të vitit të kaluar.

Më 2 gusht çifti kishin vdekur të helmuar nga monoksidi i karbonit në makinën e tyre, duke lënë shënime emocionale për vetëvrasjen, ku thuhej se “asnjëri nuk bën dot pa tjetrin”.

Miqtë e familjarët e tyre ishin shtangur nga lajmi i vdekjes, që erdhi disa ditë pasi çifti kishin organizuar nje feste për miqte në shtëpinë e tyre.

Zoti McGuinness raportonte se vuante nga depresioni e stresi post-traumatik prej shërbimit të gjatë në luftërat e Irakut e Afganistan, ndërsa gruaja e tij nuk kishte histori semundjesh mendore.

Oficerët thanë se në kontrollin e baneses se Mrs McGuinness nuk u bënë arrestime por një numër aparatesh u sekuestruan, pa dhene detaje te metejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu