Berisha nga konferenca: Do ta lija mandatin vetëm nëse do kishte fakte për akuzat që më janë bërë

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ashtu siç edhe njoftoi ka zhvilluar një konferencë për mediat pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me familjen e tij.

 “Sot ndaj SHBA ushqej të njëjtat ndjenja, por ndaj një njeriu pa asnjë provë ka renditur akuza që nuk i ka renditur as edhe një kundërshtar më i egër”, tha Berisha.

Berisha gjithashtu theksoi se ka kërkuar paraqitjen e një fakteve që sipas tij nuk është paraqitur asnjë.

“Nëse sekretari i shtetit do të paraqiste prova, do të konsideroja çdo gjë, natyrisht jo prova të montuara në Tiranë, tek zyrat e Edi Ramës. Por prova le t’i nxjerrin, kaq mund të them. Unë kam hapur gjyq dhe le t’i paraqesin para Gjykatës. Ai është diplomati më i fuqishëm i botës, un jam një qytetar privat por me besimin tek drejtësia”, tha më tej Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu