Cërrik/ Mbyllet konkursi “Marsi i Pikturës”, përzgjidhet vogëlushi fitues

0

Bashkia Cerrik ka organizuar  një konkurs pikture të titulluar “Marsi i Pikturës” për të gjithë fëmijët deri në moshën 15 vjeçare. Aktiviteti u zhvillua në kushtet e pandemisë dhe kryesisht online.

Vogëlushat e qytetit të Cërrik dërguan pikturat e tyre të cilat u vlerësuan në tre faza të ndryshme. Fituesit u vendosën me anë të votave të sondazhit të publikuar në faqen e Facebook.

Sot, në 31 mars, në fazen e fundit të garës, çmimi i parë ju dha piktorit duarart Alvin Tervoli.

Postimi i Bashkisë Cërrik

✅Emocionet që na përcolli Marsi i pikturës mbërritën në fund të garës. Renditja përfundimtare e pjesëmarrësve përfundoi me afatin final të sondazhit.
✅Të gjithë duarartët janë fitues dhe ne i urojmë një rrugë plot suksese gjithë jetën e tyre! 🙏😍😍⭐⭐
️Falenderojmë 1484 votuesit që e bënë masiv këtë votim paqeje e hareje fëminore!💁‍️💁😍🌺
️Do të jemi me ju deri në përfundim të këtij aktiviteti social, me ndarjen e cmimeve për 10 vëndet e para.
️ Urojmë Alvin Tervoli për cmimin e parë dhe të 133 fëmijët suksese dhe me siguri të tjerë konkurse e aktivitete sociale do ti bëjnë ata fitues. Nëpërmjet kësaj pjesëmarrjeje provuam se mund të realizojmë aktivitete dhe në kushtet e covid-19. Ti dhurojmë buzëqeshje fëmijëve dhe njëkohësisht të promovojmë talentë të mrekullueshëm!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu