COVID19/ 286 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

0

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 7 viktima dhe 286 raste të reja me COVID-19 nga 2966 testime që janë bërë në të gjithë vendin, ndërsa 543 pacientë janë shëruar. Krahasuar me 24 orët e kaluara, kemi një ulje të rasteve, pasi dje ishin 317 nga 3024 testime, por një rritje të fataliteteve nga 6 të enjten në 7 viktima të premten.

Rastet pozitive të konfirmuara sot janë identifikuar në këto bashki: 35 raste në Tiranë, 33 raste në Shkodër, 21 raste në Durrës, Vlorë, 19 raste në Fier, 13 raste në Pogradec, 12 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, 10 raste në Elbasan, Lushnje, 9 raste në Krujë, 7 raste ne Lezhë, Kavajë, Berat, 6 raste në Devoll, Pukë, Librazhd, Këlcyrë, 5 raste Malësi e Madhe, 3 raste në Kurbin, Gjirokastër, Sarandë, Fushë -Arrëz, Gramsh, Shijak, Skrapar, Patos, 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Selenicë, Dibër, Rroskovec, Bulqizë, 1 rast në Tropojë, Rrogozhinë, Mallakastër, Mat, Poliçan, Libohovë.

7 pacientët që e kanë humbur betejën me COVID-19 janë: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Librazhdi, të moshave 54 – 71 vjeç. Në 24 orët e fundit janë shëruar 543 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,672 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 237 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (09 Prill 2021)

Raste të reja ditore 286
Të shëruar në 24 orë 543
Të shtruar në spitale 237
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2966

Testime totale 583,581
Raste pozitive 127,795
Raste të shëruara 96,672
Raste Aktive 28,819
Humbje jete 2,304

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20346
Fier 2516
Durrës 1217
Gjirokastër 1180
Shkodër 1025
Korçë 718
Vlorë 699
Kukës 343
Dibër 342
Elbasan 227
Berat 106
Lezhë 100

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu