Debate në Kuvend/ “Dëm 400 mln euro vendit”, Balla: SPAK të hetojë Berishën; Ish-kryeministri: Edhe sot je i implikuar me Gentian Sharrën

0

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendi ka bërë sërish thirrje që të hetohet Sali Berisha, në lidhje me aferën e CEZ.

Balla i kërkoi Berishës që të bëhet burrë dhe të kallëzojë në Prokurori ish kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Ndërkohë më herët Berisha tha se marrëveshja që bëri Rama me CEZ i shkaktoi Shqipërisë 360 mln euro dëm,

Berisha: Njeriu që sapo foli është me disa mbiemra droge, megjithatë unë në respekt të qytetarëve po kthej përgjigje. E vërteta është që në marrëveshjen që bëri Rama me CEZ i shkaktoi Shqipërisë 630 mln dollarë fatura që CEZ i detyrohet Shqipërisë. Kjo ishtë marrëveshja e tij me Fylen.

CEZ e peshoi në kandar Edi Ramën dhe në kundërshtim flagrant me ndihmën e arbitrit shqiptar Rama firmosi marrëveshjen më të madhe korruptive në historinë e vendit në një kompani që i detyrohej fatura 620 mln dhe detyrohej dëme të tjera 3 mld e 200 mln euro. Kur del këtu më mirë sill Gentian Sharrën. Zotëri Do t’u nxjerr gjithë dosjen e tij, të gjitha transkriptet, të shohësh që edhe sot je i implikuar me të.

Balla: Unë nuk bëj gabime me rregulloren. Unë nuk i deformova fjalën zotërisë. Ajo që unë kërkova është që Kuvendi i Shqipërisë përsa kohë ka miratuar një raport… Ti zotëri je i kallëzuar penalisht. Ajo që unë kërkova është që Prokuroria të kthejë përgjigje. Luli është i yti, jo i imi. Kallëzimin për Lulin në Prokurori e kam bërë unë. Tani që të doli Luli nga vatha, ti thua e kemi mbrojtur ne. Bëhu burrë dhe kallëzoje në prokurori, por burrë nuk ke qenë kurrë në këto 30 vite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu