Paralajmëron Berisha: Ekziston një dosje “Mitrokhin”, të shohë Rama kë do të gjejë aty

0

Në foltoren e Kuvendit Berisha foli për një dosje me emrin “Mitrokhin” e cila ka lidhje me paratë e financuara nga rusët.
Ai tha se ka PD ka krijuar një komision hetimor dhe i kërkon Bashës të tregojë origjinën e parave.

Berisha: Këtij sulmon opozitën flet për PD dhe financimet. PD nuk ka marrë kurrë asnjë financim rus, nëse i ka marrë i ka marrë Basha, U them se PD u themelua si parti e interesit kombëtar dhe i ka rezistuar rusëve. Rama njeriu që e dinte se janë financime ruse dhe i deklaroi Bashës në 2018 se ke futur duart në xhepat rus i mbylli dosjen e për këtë ka fakte. Hetimi është qesharak. PD ka krijuar komision hetimor dhe i kërkon Bashës të tregojë cila është origjina e parave.
Në bllokimin e hetimit të kësaj çështje (financimet ruse ne PD), përgjegjësi kryesore ka Edi Rama, i cili ose e bllokoi për të marrë peng Bashën ose e bllokoi me urdhër të atyre që i kanë dhënë paratë. Ju them një gjë, ekziston një dosje Mitrokhin, të shohë pak Edi Rama se cilin do të gjejë në dosjen Mitrokhin. Do vazhdojë dosja ruse dhe këtu do jemi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu