Deklarata e Luçiano Boçit pas përplasjes me biznesmenin e peshkut, Gjergj Luca. Si ndodhi ngjarja

0

Një përplasje fizike ka ndodhur sot në Elbasan mes kandidatit për deputet nga radhët e Partisë Demokratike Luçiano Boçi dhe biznesmenit të njohur të peshkut Gjergj Luca.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Labinotit, ku Boçi ka shkuar për takim me banorët, në kuadër të parapërgatitjes për fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Sipas dëshmive të vetë Boçit githçka ka ndodhur kur ai po dilte nga lokali kur biznesmeni i është afruar duke e sharë dhe dhunuar madje duke e kërcënuar edhe me jetën. Ndëërsa persona të tjerë me çanta qëndronin pranë Lucës.

Pas konfliktit Boçi ka depozituar një kallzim penal në Prokurori.

Ja çfarë deklaroi Boçi në deklaratën që dha për shtyp:

“Agresion me motive politike. Të majtët janë në panik, të frikësuar nga humbja. Isha në një takim elektoral në Labinot, Ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjate përplasjes me ka kërcenuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat.

Me datë 25 prill do t’i zbresim nga froni banditat. Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e banditave. Unë kam bërë hapat e parë ligjor për denoncimin. Është në përgjegjësinë e prokurorisë për të ndjekur hapat e tjerë. Hapa duhet të reflektojnë qëndrimet e institucioneve të drejtësisë ndaj padrejtësisë qofshin politike dhe jo politike në rastet kur dhe kjo përplasje është toleruar.

Luca ka histori të pasur përplasjesh në Labinot dhe grabitjet, edhe nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Normal se i duket vetja trim, i duket vetja i mbështetur nga kryeministri, por këta trima pas datës 25 do të jenë ata frikacakët qëe do t’i luten njerëzve për mëshirë,” ka thënë Boçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu