Detaje të reja/ Ky është momenti i vendosjes së tritolit në banesën e kreut të PD-së. Del në skenë një sherr…

0

 

InfowebTv ka siguruar pamjet e momentit kur është vendosur tritoli në banesës e drejtuesit të PD-së për Shijakun, Ilgnor Vora. Siç shihet dhe në pamje një person afrohet që të hedhë lëndën plasëse në hyrjen e banesës, dhe më pas largohet me vrap prej aty.

Vetë Vora teksa ka folur për mediat është shprehur se ngjarja ka tronditur të gjithë familjen, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ajo të ketë ndodhur për shkak të një konflikti që vëllai i tij 16-vjeçar ka pasur me persona të tjerë, disa ditë më parë.

“Çdo gjë është e qartë, një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e banesës ku ne banojmë, rreth orës 21:50. Ka shpërthyer një lëndë plasëse me fitil të ndezur. Deri tani nuk dimë asgjë sa i përket pistës së hetimit që po heton policia.

Kam tre vite që jam kryetar i PD-së për Shijakun, presim përgjigjen e policisë së shtetit. Vëllai im është 16 vjeç. Kam vite që jetoj në qytetin e Shijakut qëkur kam lindur dhe konflikte nuk kam pasur me askënd, përveç denoncimeve tona politike, por që duhet të presim akoma.

Jemi një familje shumë e madhe, 12 persona në një apartament. Jemi të gjithë bashkë me vëllain e madh me gjithë fëmijët e vegjël”, u shpreh Vora për gazetarët.

Lidhur me vendosjen e sasisë së lëndës plasëse në banesën e Vorës, reagoi sot dhe Partia Demokratike ku thuhej: Partia Demokratike ka ndjekur me shqetësim informacionin për sulmin me lëndë plasëse në banesën e drejtuesit të Partisë Demokratike në qytetin e Shijakut.

Duke i shprehur të gjithë solidaritetin familjes Vora, ne e konsideruar këtë akt kriminal të papranueshëm, të rëndë dhe kërkojmë zbardhjen pa vonesa të kësaj ngjarje dhe vënien menjëherë përpara përgjegjësisë të autorëve.

Ngjarje të rënda si kjo dhe aktet kriminale të kohëve të fundit, janë thirrje ulëritëse për organet ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi, profesionalizën dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe jetës e pronës së qytetarëve.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu