Detajet e reja/ Identifikohet shqiptari i ekzekutuar në Spanjë! Si u vra 42 vjeçari nga Lushnja në sy të gruas në restorant me 5 plumba

0

D. Bregu nga Lushnja 42 vjeç, është identiteti i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë. Ngjarje ka ndodhur para dy ditësh dhe u sipas medieve spanjolle, shqiptari është vrarë në një restorant ‘The Orange Tree’ në El Albir.

D. Bregu 42 vjeç nga Lushnja, është identiteti i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë.

Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh dhe sipas medieve të huaja, shqiptari është vrarë në restorantin ‘The Orange Tree’ në El Albir, teksa po hante me bashkëshorten e tij

Bregu është qëlluar me 5 plumba në trup nga një person ende i paidentifikuar. Pista kryesore e hetimit është larja e hesapeve por ende nuk ka diçka konkrete që e inkriminon shqiptarin., ndërsa hetimet vijojnë.

Personat të cilët u bënë dëshmitarë të ngjarjes pasi ndodheshin në restorant momentin e krimit, thanë se autori ishte një burrë i cili kishte mbuluar fytyrën me një kapuç. Autori i është afruar tavolinës ku po darkonte viktima dhe e ka qëlluar disa herë me armë zjarri, më pas është larguar nga vendngjarja.

Shqiptari u dërgua menjëherë në spital për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale por nuk arriti t’i mbijetojë dot plagëve të marra. Mediet spanjolle shkruajnë se ky sulm vjen vetëm disa ditë pasi anëtarët e një grupi mafioz rus u vunë nën prangat e policisë për pastrim parash, një prej tyre ishte dhe ish këshilltari i Alteas, Jaime Selles.Reporttv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu