Dieta Mesdhetare/ E duhura për të pasur sistem të shëndetshëm tretës

0

A e dini se bakteret luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin tretës?
Flora e stomakut, siç quhen këto baktere, ndihmojnë metabolizmin të tresë ushqimin në mënyrën e duhur, gjithashtu mbrojnë sistemin tretës. Në këtë artikull do të gjeni disa këshilla për ushqimet që ndikojnë pozitivisht në sistemin tuaj tretës.
Në studimin më të fundit nga UEG 2019 merret në shqyrtim pikërisht lidhja mes ushqimit dhe metabolizmit. Në studimin ku morën pjesë rreth 1400 persona, u gjet një mënyrë e caktuar të ngrëni e cila favorizon shëndetin e stomakut. Ekspertët rekomandojnë dietën Mesdhetare si një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë. Me këtë dietë do të arrini të ndihmoni sistemin tretës të funksionojë mirë, por edhe të gjithë organizmin.
Çfarë është dieta Mesdhetare?
Dieta Mesdhetare është një mënyrë të jetuari përveçse një mënyrë të ngrëni. Quhet kështu pasi është karkateristikë e vendeve të Mesdheut dhe përmban ushqime të cilat prodhohen më së miri në këto vende. Baza e kësaj diete janë frutat, perimet, bishtajorët, arrorët, peshku dhe bulmeti. Ekspertët këshillojnë të vendosni të parin konsumimin e shumë perimeve dhe frutave të stinës. Gjithashtu drithërat, arrorët ndihmojnë në formimin e baktereve të mira e inflamatore për organizmin. Regjimi ushqimor i bazuar në këtë dietë ndihmon organizmin të qëndrojë i pasur në vitamina e minerale të nevojshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu