Ekstradohet në Gjermani 56-vjeçari,një prej ”kokave” të grupit kriminal që merrej me trafikimin e heroinës dhe kokainës

0

Është ekstraduar nga Shtutgarti në Gjermani 56-vjeçari Gjergji Çollaku me banim në Korçë, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda kishte dhënë masën e arrestit me burg, për akuzën e trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi i Policisë:

U realizua me sukses ekstradimi nga Stuttgart/Gjermani drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Gj. Ç., 56 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 11.09.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Çollaku është shpallur në kërkim pas operacionit “Limit” të zhvilluar në 2019, ku 31 persona iu lëshua urdhër arresti për trafik droge dhe e ka cuar atë për gjykim në GJKKO.

Këta persona u akuzuan për trafik droge të llojit heroinë, kokainë dhe kanabis sativa nga Shqipëria në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, me destinacion Turqinë dhe vende te tjera të Bashkimit Europian dhe e ka çuar çështjen për gjykim në Gjykatën Speciale anti korrupsion.

Pas përfundimit të hetimeve SPAK ka çuar për gjykim në GJKKO të pandehurit: Olger Bamllari,  Aleksandër Pepi alias Bani, Gjergji Çollaku, Hysni Sadik, Sokol Nesimi, Aldo Nesimi, Bilbil Shqalshi, Kristo Ruçi, Besjan Valca, Drini Valca, Festim Çorbaxhi  alias  Bajraktari, shtetasin turk Rexhep Ipek, Eljon Jaho, Gjergji Muke, Romeo Tare, Andrea Caca, Emiliano Kalemi, Bektash Zenel, Besjan Zenel, Enkelejdi Sadik, Kristo Çobaj alias Christo Tsompai, Gjergji Çobaj alias Gkergki Tsompai, Edmir Ballia, Eduart Hoxha, Fejzo Dana, Arbër Brahimi, Vangjel Brahimi, Agron Manka, Ertin Hoxhalli, Eugen Meka, Kastriot Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu