Djalë brilant…Zv/ kryetari i Bashkisë së Elbasanit Ervin Saraçi, pëson goditje cerebrale. 37-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

0

Zëvendës kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi, ka pësuar papritur një goditje celebrale dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur inspektori Shkëlqim Hajdari përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Motra dhe vellezer!

Ervin Saraçi, zv/ Kryetari i Bashkise së Elbasanit, ka pesuar papritur një goditje cerebrale dhe ndodhet ne gjendje te rendë ne spital.
Ky djale i shkelqyer, intelektual,me cilesi e virtyte të një qytetari e besimtari model, ka nevoje sot per lutjet tona.
O Krijues i Gjithesisë, të lutemi Ty, ti behesh krah Ervinit, per të kaluar ketë sprovë”,- shkruan Shkëlqim Hajdari.

Edhe stafi i infoelbasani.com lutet për shërim të shpejtë të mikut tonë, Ervin Saraçi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu