Doli në media lajmi se Garda ka marrë në mbrojtje Lulzim Bashën, vjen reagimi zyrtar nga PD

0

Partia Demokratike ka sqaruar lajmet e publikuar në media ditën e sotme se Garda e Republikës ka marrë në mbrojtje Lulzim Bashën.

Selia blu bën me dije se nuk ka asgjë specifike por në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, që në vitin 2007 Garda e Republikës ruan Kryetarin e opozitës.

Reagim i Partisë Demokratike:
Nëpër disa media Edi Rama ka propaganduar sot se Garda e Republikës do të mbroka Kryetarin e opozitës. Gjithçka për të hequr vëmendjen nga situata dhe për të bërë diversion. Të paktën që prej 2007, Garda e Republikës ruan Kryetarin e opozitës, sipas ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave. Për pasojë, edhe kryetari i PD, gjatë gjithë kohës, pa asnjë ndërprerje, ka qenë nën ruajtjen e Gardës së Republikës, siç legjislacioni në fuqi ka parashikuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu