Drejtonte furgonin me 120 mijë paund/ Flet babai i 20-vjeçarit: Djali s’kishte dijeni

0

Ditën e djeshme në portin e Durrësit u ndalua një fugon i cili pasi u nënshtrua kontrolleve, u gjetën 120 mijë paund të fshehura.

Si rrjedhojë u arrestua nga policia shoferi 20 vjeçar, Olsi Sefolli. Lidhur me ngjarjen ka reaguar i ati i 20 vjeçarit ku shprehet se djali i tij nuk kishte lidhje me rastin në fjalë dhe se ishte vetëm një shofer i një firme private.

“Djali im punonte në postë private. Pardje u nis nga Shqipëria, shkoi në Torino dhe e la fugonin të zbrazur në të njëjtin vend. Më pas mori fugonin tjetër, por nuk ka asnjë lloj lidhje me paratë, nuk kishte dijeni për to.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu