“Dy persona në Gjirokastër kanë votuar dy herë”, Ilir Rusmajli intimidon dhe sulmon përfaqësuesen e PD-së

0

 

Në seancën sotme të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ po shqyrtohen kërkesat ankimore për qarkun e Gjirokastrës. Mbledhja nisi me një debat intensiv mes anëtar-it të KAS, Ilir Rusmajli, dhe përfaqësueses së Partisë Demokratike në KQZ, Lealba Pelinku. Teksa Pelinku dorëzoi dosjen ankimore me pretendimet e Partisë Demokratike, ish-ministri i Drejtësisë Rusmajli tentoi ta intimidonte duke e pyetur disa herë nëse kjo dosje ishte përfundimtare apo jo.

Në momentin që po analizonte pretendimet e PD-së, se dy persona pjestarë të administratës zgjedhore kishin votuar dy herë, Rusmajli kërkoi nga Pelinku identitetet e tyre dhe pozicionet në qendrat e votimit. Në atë moment Pelinku iu përgjigj se kjo gjë mund të verifikohet dhe personat të zbulohen me emra pas verifikimeve.

Kjo bëri që Rusmajli të niste intimidimin ndaj përfaqësueses së PD-së, duke i thënë që dosja që presupozohet si përfundimtare nuk është e tillë.

Rusmajli: Nga ajo që shoh unë këtu janë dy raste ë ju dhe i keni markuar në gjithë tabelën, që kanë votuar me të njëjtin identitet. Me të njëjtën mjet identifikimi thoni në dokument se kanë votuar dhe aty ku kanë qendrën e votimit dhe aty ku janë caktuar si pjesë e amdinistratës së KQZ-së.

Ju i njihni, e din se çfarë funksionesh kanë ushtruar këta dy persona ditën e zgjedhjeve? Me çfarë detyre janë ngarkuar këta persona.

Pelinku: Ne na rezulton si administratë zgjedhore, mund të ketë qenë komisioner ose operator

Rusmajli: Nuk e keni çeluar identitetin dhe nuk keni ndërmend ta bëni?

Pelinku: Mund të bëhet!

Rusmajli: Po a nuk thatë që ishte përfundimtar ky document dhe ky hetim?

Pelinku: Kjo ishte çfarë disponojmë deri tani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu