Dyshohet se janë helmuar në një lokal, dy 13 vjeçaret shtrohen me urgjencë në spital

0

Dy 13 vjeçare janë paraqitur ditën e sotme për të marrë ndihmën mjekësore në një spital të Pogradecit.

Mësohet se dy të miturat nga Tirana me inicialet K.SH dhe Xh.S kishin qenë në një ekspeditë mësimore në Pogradec dhe duke drekuar në një lokal, dyshohet të jenë helmuar.

Fatmirësiht gjendja e tyre është e stabilizuar dhe nuk kanë rrezik për jetën.

Njoftimi i Plotë

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 29.05.2021, rreth orës 16:55, në Spitalin e Pogradecit, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetaset K. Sh. dhe Xh. S., 13 vjeçe, pjesëtare të një ekspedite mësimore nga Tirana, që dyshohet se mund të jenë helmuar duke drekuar në një lokal në fshatin Tushemisht, Pogradec, të cilat aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu