Gara brenda partisë, Xhelal Mziu dhe demokratët presin Bashën me dy gishta (FOTO)

0

Fushata për garën brenda partisë këtë fundjavë e ka zhvendosur kryedemokratin Lulzim Basha në Peshkopi. Basha është takuar me mbështetës të djathtë në këtë zonë.

Ndërsa deputeti i zgjedhur i PD në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka ndarë një foto krah Bashës dhe demokratëve të tjerë duke bërë simbolin e dy gishtave.

“Fundjavë në qytetin e bukur të Peshkopisë bashkë me Liderin Basha”, shkruan Mziu krah fotove.

Zgjedhjet në PD do të mbahen më 13 qershor ndërsa në garë përballa kryetarit në detyrë Lulzim Basha janë Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu