E FUNDIT/ Tjetër rekord infektimesh në Elbasan, 41 qytetarë për 24 orë

0

Një tjetër rekord të të infektuar me Covid është shënuar Brenda 24 orëve të fundit në Elbasan, duke shënuar 41 persona.
Por edhe Bashkia e Librazhdit 11 te prekur një numër i madh ky nisur nga popullsia e kësaj bashkie të vogël. Në këto momente kur qindra të prekur, qindra vatra aktive ka në të gjithë qarkun nuk mund të flitet më për një vatër të përcaktuar në një institucion, pasi të prekur me Covid-19, tashmë gjen të të gjithë institucionet përfshirë shkollat ku 44 mësues janë të prekur vetëm në ZRVA e Elbasanit.
Situata përsa i përket edukatorëve të kopshteve është pothuajse e njëjtë. Të prekur ka në spitale, në bashki dhe në çdo institucion tjetër ashtu si në të gjithë vendin. Në spitalin psikiatrik të Elbasanit, janë 14 pacientë të prekur me Covid-19 dhe 6 personel shëndetësor. Gjendja e pacientëve paraqitet e stabilizuar, ata po marrin kurat e nevojshme brenda ambienteve të këtij spitali, ndërsa përsa i përket personelit shëndetësor, ata janë të karantinuar nëpër banesat e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu