E rëndë në Greqi, shqiptari gjen 41-vjeçarin në rrugë pajetë

0

GREQI- Një 41-vjeçar është gjetur i pajetë në Greqi. Enikos shkruan se 41-vjeçari, i cili dyshohet se është shqiptar është gjetur i pajetë në një zonë rurale në Heralikon. Viktimën e ka gjetur një shqiptar, i cili ndodhej në Heralikon si punëtor sezonal dhe kishte pikasur të vdekurin në rrugë.

Ai menjëherë njoftoi autoritetet policore, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e qytetit dhe po i bëhen ekzaminimet për të zbuluar shkakun e vdekjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu