E rëndë, shqiptari humb jetën nga overdoza

0

 

Një i ri shqiptar 34-vjeç ka humbur jetën gjatë orëve të vona të së enjtes, ku shkak është bërë marrja e overdozes.

Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme nga mediat italiane, ku sipas informacioneve të raportura, 34-vjeçari ndodhej në banesë së bashku me një mikun e tij, duke konsumuar të dy drogë, në momentin që është ndjerë keq gjatë natës së enjte duke humbur ndenjat.

Të dy me mikun e tij ishin përdorues të drogës, dhe në momentin që të dy u dërguan në spital, shqiptari gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa miku i tij është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia italiane ka nisur hetimet për të mësuar prejardhjen e drogës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu