E vrau, por nuk e qau/ Kush duhet fajësuar sot për vdekjen e fëmijës? Rama s’kërkoi as falje

0

U përplasën pashmangshmërisht dy histori tipike të Shqipërisë së sotme. Historia e një fëmijë që është rritur në një familje normale, nga ato që punojnë shumë dhe mund të kursejnë pak. Një familje nga ato që kriza i gjen të vetmuar përballë spekullantëve të bekuar nga Qeveria, por nuk mund t’ja mohojnë dot pushimet fëmijës që pyet vazhdimisht, kur do nisen, ndërsa krahëzat i ka bërë gati prej kohësh.

Historia përballë është e një polici të akuzuar për korrupsion nga shefi i tij, me kërkesë për masë displinore për bashkëpunim me kultivuesit e kanabisit, një polic që vettingu megjithatë, e ka lënë në detyrë, madje dhe me gradë, një polic me pagë publike që i garanton atij një gomone të kushtueshme që shpenzon naftë për 1 milje aq sa ka shpenzuar familja e fëmijës për pushimet. Historia e arrogancës çnjerëzore të pushtetarit të korruptuar që, tipikisht për këtë pushtet, lidhet dhe me drogën, përplaset me historinë e familjes që me punë të ndershme, ka gjetur cepin e lumturisë në vendin e gabuar.

Në atë vend pushtetari tipik i kleptokracisë ka vendosur të demonstrojë forcën dhe pasurinë. Aty mbi kokat e të pambrojturve, demonstrimi i kësaj dhune, vrau një fëmijë. Pasi e vrau, nuk e qau, vetëm filloi të kërkojë alibinë. Dy historitë përplasen përditë në heshtje, afër dhe larg syve të publikut. Këtë herë megjithëse dihej si do përfundonte, pasoja ishte tragjike, e dhimbshme, e paharrueshme. Historia e fëmijës me krahëza do t’i bashkangjitet vajzës së valëve, për t’u bërë simboli i dytë i Himarës, simboli i dytë i tragjedisë dhe mjerimit të Shqipërisë.

Nuk ishte përplasja e rastësishme e dy historive personale, ishte përplasja e pashamgshme e dy historive tipike, nuk ishte rasti për Edi Ramen që të fliste për një aksident tragjik që po shfrytëzohet politikisht. Nga Bayeruth, ku ka shkuar me çarterin personal që paguhet vjedhurazi me paratë publike, mundet edhe të kërkonte falje. Në mos për historinë e pushtetarit arrogant dhe të korruptuar që mishëron dhe ka krijuar me forcën e shembullit, për policin që bëri një krim me paramendim në një ambient publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu