Ekzekutimi i Arian Gosës në Kavajë/ Arrestohet bashkëpunëtori i Habib Rexhës (EMRI)

0

Pasi Habib Rexha, autor i vrasjes së Arian Gosës u vetëdorëzua në komisariat, policia ka shoqëruar një tjetër të dyshuar.

Policia ka shoqëruar shokun e Rexhës, Ervis Kurtin, i cili do të merret në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Vetë Rexha ka dëshmuar para policisë se ka qenë bashkë me shokun e tij kur ka parë Arian Gosën rastësisht duke pirë kafe në një lokal në Kavajë dhe ka marrë armën duke shkuar pranë tij.

Edhe pse ka pranuar se shoku i tij nuk ka qenë në dijeni të krimit që do kryente, ai ka treguar se pas vrasjes është larguar bashkë me të në drejtim të Kukësit.

Ervis Kurti qe mbremjen e djeshme u shoqerua ne komisariat, shoku i autorit te vrasjes ne Kavaje eshte arredtuar per ‘perkrahja e autorit te krimit’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu