Elbasan, arrestohen 5 shtetas gjatë 24 orëve të fundit

0

DVP Elbasan

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin B.Q., 50 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike heroinë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën një armë gjahu që e mbante pa leje e organeve kompetente dhe 5 bajoneta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. L., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka kanosur me një send të fortë, shtetasin A. D., 59 vjeç, banues në Elbasan;

T. T., 61 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente;

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u kap dhe u ndalua shtetasi B. N., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 31 vjeç, banues në Rubik (sportist i një klubi sportiv), pasi në stadiumin “Nexhip Trungu”, Cërrik, gjatë zhvillimit të ndeshjes midis dy ekipeve sportive, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, arbitrin e ndeshjes, shtetasin K. Q., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu