Elbasan/ Emrat e deputetëve që futen në Parlament. Por…ka një problem

0

Pas përfundimit të numërimit të 511 kutive të votimit kanë dalë edhe emrat e deputetëve që futen deri më tani në parlament.
PS mori 8 deputetë dhe PD 6. Sipas radhës në listë nga PD shkojnë deri më tani në kuvend deputetët:

PD: Gazment Bardhi, Flutura Açka, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Eugen Isaj, Zheni Gjergji

PS: Evis Kushi, Klevis Xhoxhi, Besjan Ajazi, Desantila Tahiraj, Sajmir Hasalla, Florenc Spaho, Luan Duzha, Taulant Balla

LSI: Nuk ka mandat.

Por…ka një problem. Tani ka nisur numërimi i votave se cili nga kandidatët është më i votuar. Dhe surprizat nuk kanë munguar.

Deri më tani nga PD janë më të votuar emra të tillë që ndodhen poshtë kufirit të kandidatit fitues. Kështu në listën e PD kryeson Luçiano Boçi dhe Fadil Marzheku. Boçi ndodhet i 7 në listë dhe Marzheku i 11.

Edhe në PS ka surpriza. Pas numrit 8, që është pragu i deputetëve më të votuar, rezultojnë edhe Shkëlqim Bullari, Enver Roshi apo Albana Hana.

Megjithatë është ende herët të flitet.
Sipas ligjit të ri zgjedhor, një deputet që ndodhet poshtë listës fituese mund të zhvendosë emrat në listë nëse rezulton më shumë i votuar. Të presim….Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu