Elbasan/ Policia kontrolle kundër lojërave të fatit, arrestohet 19-vjeçari

0

Elbasan

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasit:

A. K., 27 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon në të cilin kishte të hapur faqe interneti për baste sportive;

Q. S., 60 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon në të cilin kishte të hapur faqe interneti për baste sportive.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:

I. V., 19 vjeç, banues në fshatin Pajun, Elbasan, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi, si dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

A. V., 57 vjeç, banues në fshatin Pajun, Elbasan, pasi në vendin e quajtur “Gorga e Skënderasit”, në pronën e tij, janë gjetur të kultivuar disa fidanë narkotikë cannabis sativa.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu