Elez Gjoza vlerëson me medaljen e mirënjohjes kryebashkiakun Andis Salla për kontributin në sportin e peshëngritjes

0

Elez Gjoza vlerëson me medaljen e mirënjohjes kryebashkiakun Andis Salla për kontributin në sportin e peshëngritjes.

Kryetari i Bashkisë së Cerrikut, Andis Salla, është vlerësuar me Medaljen e Mirënjohjes nga kreu i Federatës së Peshëngritjes Shqiptare, Elez Gjoza. Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e Këshillit Bashkiak, Gjoza vuri në dukje mbështetjen që kryebashkiaku Salla ka dhënë për sportin e peshëngritjes.

”Ky ekip ka sot dy sportistë me të ardhme Kofshën dhe Rrasën. Këta do të jenë krenaria kombëtare, madje Kofsha do të na nderojë në kampionatin botëror për të rinj në Meksikë. Në bashkëpunim më kryesinë e fedetatës, i japin z.Salla medaljen e mirënjohjes, për kontributin e dhënë për peshëngitjen, pasi siç dihet kryetari ka qënë dhe vetë peshëngritës. Jo vetëm kaq, por i propozoj kryesisë, që Andisi të jetë dhe president nderi i federatës së peshëngritjes shqiptare. Kështu që Andis Salla do të kryesojë delegacionin në Mesksikë, ku do të shoqërojë ekipin kombëtar të peshëngritjes në nëntor. Unë e vlerësoj shumë Kryetarin e Bashkisë, të cilin e falenderoj pa masë, për gjithçka që po bën për dy sportistët dhe trajnerin Leonard Toska”, tha Gjoza në fjalën e tij.

Vetë Salla theksoi se mbështetja e tij për peshëngritjen do të vijojë. “Unë kam qenë sportist vetë me ekipin e Shtërmenit dhe si djalë i këtij fshati talentesh, do vazhdoj të kontribuoj për peshëngritësit tanë, që na bëjnë gjithmonë krenarë. I falenderoj shumë Kofshën dhe Rrasën, si dhe trajnerin e palodhur Toska, që po punojnë shumë, për të marrë të tjera medalje. Bashkë me këshillin bashkiak do t’i akordojmë shpërblim për sportistët, për medaljen e marra”, tha ndër të tjera kryebashkiaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu