(EMRI)/ Vodhi qindra euro dhe lekë brenda biznesit, 28 vjeçari bie në pranga menjëherë pas denoncimit

0

Policia e Fierit ka arrestuar 28 vjeçarin, Valentino Dane pasi vodhi qindra euro dhe një shumë lekësh në një biznes. Denoncimi u bë pikërisht nga pronarja e biznesit dhe pas kallëzimit, është bërë e mundur kapja e të riut.

Pas arrestimit, 28 vjeçarit iu sekuestruan shuma parash të cilat dyshohet t’i ketë vjedhur në biznesin pranë lagjes “15 tetori”.

Vodhi një shumë parash në një biznes dhe u largua, identifikohet, lokalizohet dhe vihet në pranga menjëherë, 28-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, sapo janë njoftuar se në lagjen “15 Tetori”, Fier, një shtetas kishte marrë një shumë parash në dyqanin e një shtetaseje dhe ishte larguar, kanë shkuar në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe punës së mirorganizuar, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e menjëhershme të autorit të dyshuar të vjedhjes.

Gjatë kontrollit personal, të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan shumat e parave të vjedhura, 800 euro dhe 75 000 lekë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 28 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu