Festohet Fitër Bajrami në të gjithë qytetet e Shqipërisë

0

Besimtarët myslimanë festojnë sot ditën e Fiter Bajramit, e cila është festa që vjen si shpërblim pas muajit të shenjtë të Ramazanit.

Festa e Bajramit simbolizon bashkimin, paqen, harmoninë dhe begatinë mes besimtarëve. Tradita e festës është që besimtarët të bëjnë vizita tek të afërmit.

Falja e namazit të bajramit u zhvillua në sheshin Skënderbej duke mbledhur aty mijëra qytetarë. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme sheshi është mbushur me besimtarë për faljen e namazit.

Besimtarët myslimanë në Elbasan kanë mbushur edhe sheshin Gensher për faljen e Fitër Bajramit.Myftiu Agim Duka u shpreh mes të tjerash se në këtë vit lutjet tona shkojnë për ata që ularguan nga kjo botë për shkak të virusit. Lusim Allahun që të largojë këtë që ka mbuluar botën.

Në të gjithë vendin besimtarët myslimanë kanë falur Namazin dhe kanë uruan njëri-tjetrin për begati e mbarësi, ndërsa imami i xhamisë bëri thirrje për mirësi mes njerëzve dhe mbështetje për më të varfrit. Imami i xhamisë së Durrësit ka bërë thirrje për mirësi mes njerëzve dhe mbështetje për më të varfrit.

Kryemiftiu i Kukesit Islam Hoxha, tha se ne kete dite te madhe te miresise e paqes, kerkohet me teper vullnet e besim per te marre ate per te cilen lutemi, …… Fiter Bajrami, u fal edhe ne xhamite e tjera te Kukesit me pjesmarrjene qindra besimtareve muslimane.

Gjithashtu dhe në qytetet e tjera Dibër, Krujë, Kukës, Shkodër etj besimtarët kanë falur namazin e Fiter Bajramit në orën 06:10 dhe kanë uruar njëri tjetrin.

Fitër Bajrami është festa që vjen si shpërblim për besimtarët myslimanë pas muajit të shenjtë të Ramazanit.  Tradita e festës është që besimtarët të bëjnë vizita tek të afërmit dhe miqtë e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu