Flet shqiptari që vrau shefin grek/ “E tërhoqa zvarrë dhe i vura flakën.”

0

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në San Torini, ku një shqiptar ka vrarë dhe më pas ka djegur trupin e shefit që nuk pranoi t’i jepte 200 euro për punën e bërë.
Shqiptari është shprehur para grupit hetimor se shkoi në hotelin e pronarit dhe i kërkoi hakun e tij, por 69-vjeçari, Nikos Halaris, kishte refuzuar. Në debat e sipër, i riu e goditi e la pa ndenja dhe më pas kur mbaroi e leu me një shishe vodka dhe i vendosi flakën. Pas ngjarjes, 20-vjeçari mori një leckë dhe fshiu gjurmët e gjakut.
“Unë e tërhoqa zvarrë dhe e vendosa në një hapësirë të vogël. Aty mora të gjitha letrat që gjeta dhe i vura mbi të. Kërkova për të gjetur ndonjë gjë të ndezshme dhe pastaj pashë një shishe vodka me të cilën e leva dhe i vendosa zjarrin” rrëfeu krimin ai.
Por çfarë ndodhi më pas? Shqiptari, i qetë duke përfituar edhe nga fakti që rrugët ishin bosh dhe lëvizje nuk kishte për ta pikasur iku i qetë në shtëpinë e një shoku të tij, ndërroi rrobat dhe shkoi për kafe sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Por diçka kishte harruar dhe u rikthyer sërish në vendin e krimit. Ai mori celularin e viktimës dhe e hodhi në det. Ndërsa të nesërmen shkoi normalisht në punë.
Por kamerat e hotelit e tradhtuan dhe e zbuluan duke e arrestuar. Në momentin që policia i shkoi në shtëpi për ta arrestuar gjeti edhe këpucët që shqiptari kishte veshur në momentin që shkoi në hotel për herë të dytë, ku mori celularin e viktimës.
I riu ishte kthyer tre herë nga autoritetet greke, pasi e kishin kapur pa letra, por ai ishte rikthyer sërish për të punuar për të ndihmuar nënën dhe motrën në Shqipëri, pasi i ati i kishte vdekur disa kohë më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu