FOTOLAJM/ Butrinti shkakton “debat” në Kuvend, Ina Zhupa vesh bluzën “speciale”: Ja çfarë shkruan

0

Në sallën e Kuvendit janë duke u zhvilluar diskutime të ashpra pasi mazhoranca kërkon që të votojë në Kuvend projektligjin për “Butrintin” që do të kalojë në administrimin e një fondacioni shqiptaro-amerikan.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa është një ndër zërat më kritik pasi Butrinti po jepej me koncesion për 10 vite. Sic mund btë shihet në foto nga foltorja e Kuvendit, Zhupa poshtë xhaketës mbante një bluzë “T-shirt” me mbishkrimin: “Historia nuk jepet me koncesion” e shoqëruar me një foto nga parku i Butrintit.

Zhupa shtoi se lidhur me këtë projekt nuk kanë marrë mendimin nga asnjë arkeolog, ndërsa nuk kanë as aprovim nga UNESCO.

Gjithashtu para Kuvendit ditën e sotme është zhvilluar edhe një protestë me aktivistë, arkeologëve dhe historianë të cilët kundërshtojnë votimin e Butrintit për të cilën thanë se kjo është një skemë e pastër përfitimi, në favor të fondacionit, që sipas tij drejtohet nga një anti-shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu