Garë e fortë mes socialistëve, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi thyejnë herësin, ja kujt i marrin mandatet (VOTAT)

0

Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi arrijnë të thyejnë herësin dhe sigurojnë dy mandate në listën e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës. Të renditur jashtë vijës së kuqe, ata kanë mundur të sigurojnë mbi 10 mijë vota dhe sigurojnë mandatet.

Kështu, Fatmir Xhafaj i renditur në vendin e 23 në listën e PS-së së Tiranës, thyen herësin dhe i merr vendin kolegut të tij Eduard Shalsi, i cili renidtet i 18 në listë, mandati i fundit i të majtëve në kryeqytet. Ish-ministri i Brendshëm ka marrë 11.756 vota.

Ndërkohë, djali i ish-deputetit Aqif Rakipi, Ornaldo Rakipi, i renditur i 30 në listën e PS-së së Tiranës në dukje nuk kishte asnjë shans të merrte madnat pasi socialistët kanë ruajtur kotuat deri në mandatin e 18, dhe shpresonin të merrnin vetëm të 19 jashtë vijës së kuqe, Pandeli Majkon.

Por, Ornaldo Rakipi ka arritur të fitojë me vota preferenciale, dhe ka siguruar 11.194 vota, duke i marrë mandatin Alqi Bllakos, i renditur i 17 në listën e PS-së së Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu