Vëllai vret me thikë vëllanë 23-vjeçar

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dibër ku një vëllai ka vrarë me thikë vëllain pas një sherri për motive të dobëta.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Allabegi, Maqellarë, ku shtetasi F. T., 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, B. T., 23.

Fatkeqësisht 23 vjeçari nuk ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë autori është larguar nga vendi i ngjarjes, vijon punën për kapjen e tij.

“Rreth orës 00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T., 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, B. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu