Gonxhe flet për ndryshimet në kolaudimin e makinave. Rastet e reja kur nuk do të kalojë automjeti. Tarifat…

0

Drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe, ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Breaking” në Top News, për të sqaruar qytetarët në lidhje me kolaudimet.

I pyetur se si do veprohet me kolaudimin, Gonxhe u shpreh se “kodi është i qartë që përgjegjësia është individual”.

“Makina është e juaja, e duhet të kontrolloni mjetin në çdo moment, sa herë dilni në rrugë. Sa i takon kolaudimit, është një proces që ka një rifillim gradual. Për momentin po kryejnë kontroll mjetet që janë rrëzuar, mjetet që kanë ardhur në Shqipëri në vitin 2021 që nuk janë kolauduar. Ata që kanë ardhur në janar do jenë të parët e me radhë. Më pas është radha e mjeteve të transportit ndërkombëtar, do të jenë të parët në listë dhe kanë nisur. E të gjitha mjetet e licencuara të transportit publik, që i lidh me një mision publik. Në fazën e parë janë 200 mijë mjete. Nga e hëna deri kur të mbarohet ky fluks i madh janë këto mjete, e pastaj do të vijnë vullnetarisht sipas datave që ne kemi në plan”, tha drejtori i DPSHTRR-së.

Ky i fundit u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të mirëkuptueshëm në lidhje me këtë situatë, pasi gradualiteti është i pashmangshëm. “Nuk mund të ketë dot një fillim nga zero për 670 mijë mjete të regjistruara”, shtoi ai.

Gonxhe tha gjithashtu se do të informojë shoferët përmes email-it apo mesazhe, kur kanë periudhën për të bërë kolaudimin dhe të rezervojnë.

“Policia nga ana tjetër është informuar, e vijon procesi për eliminimin e makinave që kanë defekte. Ka raste që defektet kërkojnë riparime, pjesë që duhet të ndryshohen, jashtë radhe po merren mjetet që kanë probleme që shkaktojnë dëme. Gjithashtu po bëjmë fotografime dhe denoncime, ku njerëzit shohin në rrugë mjete që kanë defekte, që janë në kundërshtim me kodin ligjor”, tha drejtori DPSHTRR-së.

Sipas tij, është e rëndësishme që secili shofer të ketë një llogari në e-albania, ku kanë edhe një aplikacion “makinat tona”, ku marrin të dhënat e sakta.

“Ju tregojmë se kur duhet të vini të rezervoni. Do ju duhet të bëni kujdes me taksat. Për të pasur një administrim më të lehtë, të kenë një llogari në e-albania, ku është makinat tona, të kenë të dhëna më të sakta nga ne”, shtoi Gonxhe.

Ky i fundit shtoi se nga tetori kanë nisur një operacion për të mbledhur informacione për makinat , ku deri tani janë 1000 mjete që janë shumë problematike dhe po thërriten për kontroll.

“Janë subjekt i ndalimit në rrugë nga policia, për të marrë lejen e qarkullimit e të paraqiten në kontroll, nëse nuk vijnë në mënyrë vullnetare. Këto makina përbëjnë edhe rrezik për aksidente. Gjithashtu kemi përdorimin e impianteve të gazit, kanë montuar gaze që jo gjithmonë janë të mira. Impiantet e gazait po përdoren jashtë standardeve. Përdorimi i impianteve të gazit po sjell probleme. Ka defekte që ata nuk i dinë, dhe ne duhet ti informojmë”, tha drejtori DPSHTRR-së.

Flasim për pikat e reja?

Deri dje nuk rrëzoheshin, por këshilloheshin. Por tani e tutje do të rrezohen makinat me xhamat e krisur, nuk do të lejohen më me këshillimin. 2-5 cm e lejuar, jo më shumë se kaq. E kalonit kolaudimin me xham të thyer, tani jo më.

Thyerje në fenerët para e pas, nuk kalohen nëse ka krisje ku dukshëm fusin ujë brenda dhe përbëjnë rrezik me këmbësorët, me frymorët apo në parkim krijon pasoja te një njeri.

Nëse fokusi i fenerëve nuk shikojnë në një drejtim të caktuar, nuk është më kaluese. Duhen fenerë të kalibruar.

Sistemi i shkarkimit, marmita e montuar keq. Ka mjete që bëjnë zhurmë që janë të palejueshme. Mjetet që kanë specifika sportive dhe marmita zhurmuese, duhet të kenë vlavula të hapura e të mbyllura. Nëse nuk kanë valvula të hapura e të mbyllura, atëherë nuk e kalojnë kolaudimin.

Të gjitha rrjedhjet e poshtme të vajit do të jenë mos kalim në kolaudim

Edhe sistemi i gazit nëse ka defekt nuk kalon. Defekte teknike dhe në funksion.

Fshirëset e xhamave të vjetër apo të thyer, tani nuk do të kalojnë më

Edhe gomat nëse nuk kanë parametrat e duhura, nuk e kalojnë kolaudimin.

Gonxhe theksoi se tarifat nuk kanë ndryshuar dhe janë munduar që t’i bëjnë sa më popullore. Madje ai shtoi se tarifat janë ulur, është përgjysmuar.

Gjithashtu Gonxhe sqaroi se një qytetar që jeton në Berat mund ta bëjë kolaudimin edhe në Tiranë. Nuk bëhet sipas vendin ku jeton.

Makinat që u ka përfunduar kolaudimi në shtator të vitit 2020, a duhet të paraqiten në shtator të këtij viti?

Ato janë duke u thirrur një nga një që të vijnë të bëjnë kolaudimin, duhet të vijën sa më shpejt kur ne i thërrasim.

Ndërsa makinat që u ka mbaruar kolaudimi nga 24.12.2020 dhe më tutje, përfitojnë plus 12 muaj, autoveturat. Mjetet e transporit +6, kamionët mbetët 6 muaj, nuk preken nga ndryshimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu