Grabitet karburanti, plagoset në këmbë shitësi pasi u përlesh me hajdutët

0

Një karburant është grabitur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Harold Cakërri”. Bëhet me dije se janë marrë lekët e xhiros ditore të karburantit.

Shitësi i karburantit është përballur fizikisht me personin që ka shkuar për të grabitur. Është lënduar në këmbë.

Personi që ka shkuar të grabis pasi është konfliktuar me shitësin, ka marre një sasi lekësh(ende e pacaktuar vlera) dhe është larguar në drejtim të paditur

Policia po kontrollon për ndalimin e tij. Nuk dihet nëse ka qenë i armatosur apo jo. Shitësi i karburantit është lënduar në këmbë, por jashtë rrezikut për jetën.

Shitësi ka dhënë dëshmi jo të qartë pra disa versione mbi ngjarjen. Në vendngjarje janë sekuestruar kamerat e sigurisë të cilat mund të ndihmojnë në ndërtimin e një identikiti apo identifikimin e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu