Zëdhënësi i qeverisë greke teksa bëri me dije rregullat e reja në kuadër të masave anti-Covid, bëri me dije se në ditën e Krishtlindjeve dhe të Ujit të Bekuar do të hapen kishat.
Pra, deri më më 7 janar kishat e vogla dhe 25 mitropolite do të jenë hapur.
Po kështu, ora policore nga 21.00-5.00 ka ndryshuar në 22:00 – 5:00. Gjithashtu do të çelin dyert dyqanet e pakicës, por vetëm duke i blerë në mënyrë elektronike mallrat dhe duke e marrë produktin jashtë derës së dyqanit.