Greqi/Shqiptari sulmohet me thikë përpara policisë

0

Një shqiptar është plagosur me thikë në Athinë gjatë kohës kur patrulla greke bënte kontrollin rutinë.
Ngjarja ndodhi në sheshin Omonia të kryeqytetit grek, një zonë shumë e populluar nga shqiptarët dhe emigrantë të tjerë.
Dy emigrant shqiptarë do bisedonin me njëri-tjetrin, ndërkohë që pranë tyre u shkon një emigrant 37-vjeçar, i cili plagos me thikë një nga emigrantët shqiptarë.
Sulmi me thikë u pasua me ndjekje policore. Por autori, në arrati e sipër u ndal dhe iu kthye policëve duke hapur zjarr me armë, pa shkaktuar viktima.
Më vonë, nuk bëri më rezistencë dhe u vu në pranga. Policia tha se autori ishte një emigrant 37 vjeçar nga Egjipti.
Deri tani është e paqartë pse ndodhi ky krim i dyfishtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu