Greqia zgjat afatin e masave kufizuese me Shqipërinë deri në 30 nëntor

0

Duke marrë shkas nga të dhënat e fundit epidemiologjike, qeveria greke ka vendosur që masat kufizuese me Shqipërinë të vazhdojnë deri më 30 nëntor. Ky njoftim është bërë nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Njoftimi
“Të gjithë personave që udhëtojnë në Greqi do t’u kërkohet të kenë rezultat negativ të testit molekular (PCR) për COVID-19, të kryer deri në 72 orë para hyrjes së tyre në Greqi.
Çertifikatat e testit RT-PCR duhet të jenë të shkruara në anglisht dhe të mbajnë emrin dhe pasaportën/numrin e identitetit kombëtar të udhëtarit.
Për fëmijët nën 10 vjeç ky test nuk do të jetë i detyrueshëm.
Të gjithë udhëtarët do të duhet të plotësojnë dhe paraqesin formularin e tyre PLF dhe mund t’i nënshtrohen testimit të rastësishëm pas mbërritjes në kufirin grek.
Pas kalimit në vendin fqinj, udhëtarët do të duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu