Rama intervistë për televizionin gjerman: Afganët i strehuam dhe paratë nuk i pranuam!

0

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për televizionin gjerman ku ka folur për strehimin e emigrantëve afganë, për largimin e Angela Merkel nga posti i kancelares së Gjermanisë dhe për përbërjen e kabinetit.

Ndër të tjera, Rama theksoi se sa i përket strehimit të emigrantëve afganë, shteti shqiptar nuk kishte marrë asnjë lloj pagese, madje i kishte refuzuar.

Ndërsa për Merkel, Rama tha se do të ishte një mungesë e madhe për Gjermaninë dhe për Europën fakti ajo nuk do të ishte më kancelare e Gjermanisë.

Më tej ai u pyet edhe për përbërjen e kabinetit qeveritar për të cilin tha se donte të ishte saq më i mirë dhe ky fakt e bëri që të ishin më shumë gra sesa burra.
Intervistë për televizionin kombëtar gjerman, NTV

Pyetja: Vini nga Sllovenia, nuk kishte shtrëngim duarsh, jeni të zhgënjyer.

Rama: Jo nuk prisja gjë tjetër. Në të kaluarën do të ishim të zhgënjyer, por kemi mësuar se Europa nuk është në formën e saj më të mirë, dhe ne e kuptojmë këtë, prandaj thjesht vazhdojmë punën tonë. Ne duhet të krijojmë patjetër dhe standarte si BE, jo sepse Berlini, Parisi na detyrojnë por ajo që ne duam më të mirën për fëmijët tane.

Pyetja: Do ju mungojë Angela Merkel?

Rama:Besoj se do i mungojë Gjermanisë dhe gjithë botës, ndoshta për shkak të së kaluarës ajo do të ketë një plan për Europën. Dhe rajonit tonë do ti mungojë, ajo e di se çfarë do të thotë të dalësh nga një diktaturë. Pas krizës së refugjatëve as Gjermania nuk është më e njëjte.

Pyetja: Ju ofruat strehim për afgnaët, ata jentojnë në plazhe, sa do të qëndrojnë.

Rama: Kampet janë çnjerëzore. Kur vijnë shumë njerez duhen ndërtuar kampe por ne morëm një vendim, dhe pse na u ofruan para për të ndërtuar kamp për refugjatët refuzuam. Ne bëmë të njëtën gjë që ata bënë për vendin tonë kur u goditëm nga tërmeti

Pyetja: Kabineti juaj, 17 ministra, 12 ministre, a janë më të mirë gratë shqiptare se burrat?

Rama: Unë besoj se gratë gjermane janë më të mirë se burrat, Angela Merkel është shembulli. Nuk bëj diskriminime për burrat. Unë doja kabinetin më të mirë dhe rasti e solli të ketë më shumë gra se burra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu