Humb jetën në spital 62-vjeçari që u përplas nga audi

0

Mesditën e sotme u regjistrua një ngjarje e rëndë në Xhafzotaj të Durrësit, ku një 21-vjeçar i cili ishte duke lëvizur me automjetin e tij tip “Audi” aksidentoi një këmbësor. Ndërkohë, tashmë është bërë me dije se 62-vjeçari me iniciale D.Gj. ka ndërruar jetë në spital, ndërsa sipas njoftimit të policisë 21-vjeçari me iniciale A.L është arrestuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 21 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi ditën e sotme në Xhafzotaj, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D. Gj., 62 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu