Kryetari I PDIU-së gjatë mbërritjes së ministrit grek ka qenë në krye të protestës, gjatë së cilës nuk ka hezituar për të shkuar drejt urës nga po largohej ekskorda e ministrit grek.
I penguar nga policia e Shqipërisë ai ka hedhur në drejtim të ministrik grek një shishe
Duket se protesta e PDIU do vijojë teksa sipas Idrizit deri më tani janë shoqëruar 24 qytetarë nga Policia.
Shpëtim Idrizi gjithashtu nuk ka lënë dhe pa kërcënuar policët shqiptarë, të cilëve u është drejtuar më fjalët se do t’i mbante mend emër për emër dhe fytyrë për fytyrë, ndërkohë që do t’i shkonte deri në fund kësaj çështjeje në rrugë ligjore.
Kërcënimet e kryetarit të partisë çame iu drejtuan policëve menjëherë pasi u ishte kërkuar falje për trazirat e ndodhura.
“Kam pas fatin që që në ’90-ën si ish-student dhjetori, kur përpara kishim bishen komuniste, ku njerëzit vriteshin e arrestoheshin për një fjalë goje, por kjo është protesta ku policia është sjell në mënyrën më të poshtër , 24 çamë janë arrestuar.
Ky terror nuk mund të kalojë kështu, do marrim hapat ligjore. Ne do t’i mbajmë mend emër për emër dhe fytyre për fytyrë, le të bëhën trima kur shqiptarët rrinë në kufi në radhë jo të merren me shqiptarët e çamërisë, nuk e di kë mbron sot policia shqiptare, sikur jemi armiq të tyre, do t’i shkojmë deri në fund sot e nesër. Nëse jeni shërbëtor të regjimit më mirë hidheni atë kapele“.