Infektohet kryebashkiaku i Cërrikut me Covid-19/habit me këshillat: Vaksinohuni (Edhe pse ende në Shqipëri nuk ka ardhur asnjë dozë vaksine

0

Kryebashkiaku i Cërrikut Andis Salla ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale se është infektuar nga Covid 19, dhe për këtë shkak është vetëizoluar në banesë.

Ai shprehet se falë kujdesit mjekësor tashmë është duke e kaluar lehtë këtë situatë mjekësore, ndërkohë që përveç thirrjeve të zakonshme për mbajtjen e maskës, socialisti fton qytetarët dhe që të vaksinohen, në një kohë kur kjo e fundit nuk ka mbërritur ende në Shqipëri.

“Të nderuar banorë të Bashkisë Cërrik! Të dashur miq, të gjithë bashkë tashmë jemi duke jetuar ditë të pazakonta sociale e shëndetësore. Prej disa ditësh tashmë edhe unë ndodhem i vetë-karantinuar si pasojë e prekjes nga COVID-19. Falë zotit dhe falë kujdesit mjekësor, jam duke e kaluar lehtë këtë sfidë shëndetësore.

Duke uruar në mirëkuptimin tuaj , do ju lutesha të respektojmë protokollet e sigurisë, VendosMaskën, RuajDistancën, ShmangGrumbullimet , KujdesuPërVeten, Vaksinohu. Bashkë do ja dalim, duhet vetëm durim dhe kujdes”, shkruan Salla në potimin e tij në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu