Ish-krerët e UÇK-së në Hagë/ Hoti i bashkohet “Minishengenit Ballkanik”

0

Mediat e Kosovës kanë bërë me dije se në mbledhjen online që do të realizohet sot mes vendeve të Shengenit Ballkanik, do të jetë pjesëmarrëse edhe Kosova.
Në takim do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ajo Serbisë, Ana Bërnabiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku, e cila ka thënë se Hoti ka pranuar ftesë për të qenë pjesë e kësaj konference para 10 dite.
“Video konferenca do të mbahet në ora 11:00, pjesë e saj do të jetë edhe kryeministri Hoti”.
“Nuk e di se çfarë raportojnë mediat serbe por mund të konfirmojë se Hoti ka pranuar ftesë për këtë konferencë më datën 30 të muajit të kaluar pas takimit të krerëve të tri shteteve tjera pjesëmarrëse”.
“Nuk kam ende ndonjë detaj rreth agjendës”, deklaroi Baxhaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu