Ish-polici i RENEA-s qëlloi 7 herë. 13 u qëlluan nga 1 pistoletë “izraelite”. Detajet e reja nga përplasja e përgjakshme në Elbasan

0

Gjyqtari Tomor Kullolli do shqyrtojë të hënën në 26 prill masat e sigurisë për 11 personat e arrestuar në Elbasan. Ndërkohë nga ekspertiza e gëzhoja te gjetura ne vendngjarjen e masakrës se Elbasanit rezulton se ish oficeri i RENEA-s ka qëlluar vetëm 7 herë, ndërsa nga një pistolete izraelite e cila ende nuk është gjendur janë kryer 13 qitje. Hetimet e deritanishme përjashtojnë nga autorësia Klement Xharrin i cili është në kërkim. Kush qëlloi? mbetet ende e paditur.

Aktet e ekspertimit të gëzhojave, kane zbuluar se 7 plumba janë qëlluar nga arma “Glock” 9 mm e përdorur në këtë krim nga ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Papleka.

Ky grumbull gëzhojash është konstatuar në një vend, ndërsa 13 gëzhoja të tjera janë gjendur në një pozicion tjetër, të cilat besohet se janë qitur nga një pistoletë e prodhimit Izraelit dhe mendohet se me të janë plagosur ish-polici i RENEA-s, Emiljano Prenga dhe ish-polici tjetër Pavlo Vuksani.

Deri në këtë fazë të hetimit, policia ka lançuar emrin e Klemend Xhaferit, që ka qëlluar drejt grupit të ish-policëve. Por dëshmitarë të tjerë në vendngjarje tregojnë se Xhaferi ka mbërritur në vendngjarje shumë shpejt pasi ka shtëpinë rreth 50 metra larg vendit të krimit.

Disa nga dëshmitarët në polici, kanë pohuar se Xhaferi nuk ka qëlluar me armë, por ka qenë një person tjetër që ka hapur zjarr.

Lidhur me këtë çështje prokuroria e Elbasanit do kërkojë masën e “arrestit në burg” për të gjithë personat e arrestuar.

Cështja do te shqyrtohet nga gjyqtari i Elbasanit, Tomor Kullolli, dhe seanca për caktimin e masës së sigurisë, pritet të zhvillohet ditën e hënë në datën 26 prill 2021, një ditë pas përfundimit të procesit të votimit.Oranews

Keywords: Infowebtv, vrasje, Elbasan, armë, polic

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu