Sipas burimeve të policisë së Elbasanit, 2 kg e 400 gr eksploziv janë vendosur në njërën prej kollonave të vilës së braktisur të Talo Çelos, i cili është shpallur në kërkim.
Sasia e eksplozivit ishte lidhur me një fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 204 cm.
Fatmirësisht fitili nuk është djegur plotësisht, pasi nëse do kishte shpërthyer sasia prej 2 kg e 400 gramë tritol, pasojat dhe dëmet materiale në vilën e braktisur të Talo Çelës, do ishin më të mëdha.
Tritoli ishte vendosur në dy kollona, por vetëm një sasie e vogël ka shpërthyer, duke shkaktuar dëmtimin e xhamave dhe fasadës së dritareve që ndodhen në pjesën ballore të shtëpisë.
Ndërkohë, për sa i përket kamerave filmike që ndodhen të instaluara në muret e vilës së Talo Çelës, policia thotë se nuk kanë regjistruar asnjë nga autorët, pasi në banesë nuk ka pasur paisjen e DVR-së, që shërben për ruajtjen e pamjeve filmike.
Ngjarja e ndodhur në 5 nëntor, sipas policisë së Elbasanit, ka lidhje me ngjarjen e datës 3 nëntor 2020 të ndodhur në Durrës, ku në banesën e Skënder Hoxhës, kushëririt të Nuredin Dumanit, u vendos një sasi e konsiderueshme tritoli, duke shkaktuar dëmtime të shumta.
Kjo përplasje vjen si pasojë e prishjes së miqësisë mes Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, të dy persona të shpallur në kërkim.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





