Ja si duket sot epiqendra e tërmetit në Turqi

0

Tërmeti i fuqishëm i ndodhur ditën e djeshme mes Turqisë dhe Greqisë ka sjellë pasoja të mëdha jo vetëm materiale, por mbi të gjitha njerëzore. 27 veta janë gjendur të vdekur, ndërkohë që 804 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Epiqendra e tërmetit të djeshëm ishte në qytetin Seferihisar, shumë pranë Izmirit. Pas lëkundjeve të forta, qyteti u përfshi nga përmbytjet pasi ndodhi një cunami i vogël.

Mediat turke kanë publikuar pamjet nga lart të qytetit të vogël turistik, banorët e të cilit dje përjetuan tmerr.
“Unë pashë se nuk kishte ujë në detin e madh, ne nuk e kuptonim se çfarë po ndodhte. Uji po vinte në rrugë. Ishte si një tub uji që shpërtheu. Uji merrte çdo gjë që dilte para tij. Unë u kapa dhe godita shtyllën “. tha 68-vjeçari Deniz Tufan një nga pronarët e bizneseve në rajon.

“Unë isha ulur me fëmijët e mi. Është një tragjedi e tillë që nuk mund ta them. Pashë ujin që na erdhi. Nuk mund të shpëtonim. Uji vinte nga çdo rrugë. Qëndruam jashtë deri në mëngjes”, tha një 80-vjeçare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu